Duke plotësuar formularin dhe duke dorëzuar ekspresin për mirëmbajtje, klienti pranon termat dhe kushtet e mëposhtme të ofruara nga ama Caffe / New Century sh.p.k.
1. Kushti për përfitimin e shërbimit
Shërbimi i mirëmbajtjes falas ofrohet vetëm për klientët që kanë realizuar një porosi online me minimumi 200 kapsula ama Caffè në website-in zyrtar:
shop.amacaffe.com
Kompania rezervon të drejtën të verifikojë porosinë përmes numrit të porosisë online të deklaruar nga klienti në formular.
Në rast se porosia nuk plotëson kushtin e kërkuar, kompania ka të drejtë të refuzojë aplikimin për këtë shërbim.
2. Gjendja e ekspresit
Ky shërbim përfshin vetëm:
- pastrim profesional të ekspresit
- dekalcifikim të sistemit të ujit
- kontroll funksional bazë
Ky shërbim nuk përfshin riparimin e defekteve teknike.
Klienti duhet të deklarojë që:
- ekspresi është ama Caffè
- ekspresi është funksional
- ekspresi nuk ka defekte që pengojnë funksionimin normal
3. Paketimi dhe transporti
Klienti është përgjegjës për:
- paketimin korrekt të ekspresit
- vendosjen e tij në një kuti të mbyllur mirë dhe të mbrojtur për transport
Kompania nuk mban përgjegjësi për dëmtime që mund të ndodhin gjatë transportit në rast se ekspresi është dërguar i dëmtuar ose i paketuar në mënyrë të papërshtatshme.
4. Dëmtime ose mungesa të pjesëve
Kompania nuk mban përgjegjësi në rast se:
- ekspresi dërgohet i dëmtuar
- ekspresit i mungojnë pjesë ose aksesorë
- ekspresi ka pësuar ndërhyrje teknike nga persona të paautorizuar
- ekspresi ka modifikime që ndikojnë në funksionimin e tij
Klienti është përgjegjës për dërgimin e ekspresit në gjendjen e plotë dhe të sigurt për transport.
5. Problematika teknike të konstatuara
Në rast se gjatë kontrollit teknik konstatohet se ekspresi ka:
- defekte funksionale
- pjesë të dëmtuara
- probleme që kërkojnë riparim
stafi i ama Caffè do të kontaktojë klientin për ta informuar mbi situatën.
Klienti mund të zgjedhë:
- të vazhdojë me riparimin me kosto shtesë
- të refuzojë riparimin dhe të marrë ekspresin në gjendjen aktuale
Asnjë shërbim shtesë me pagesë nuk kryhet pa konfirmimin e klientit.
6. Kohëzgjatja e procedurës
Procedura e mirëmbajtjes zakonisht zgjat rreth 1 javë pune, duke përjashtuar vonesa të mundshme nga transporti ose faktorë të tjerë logjistikë.
Pas përfundimit të mirëmbajtjes, ekspresi ridërgohet përsëri tek klienti në adresën e deklaruar në formular.
7. Mbrojtja e të dhënave personale
Të dhënat personale të klientëve që plotësojnë formularin përdoren vetëm për verifikimin e porosisë dhe realizimin e shërbimit të mirëmbajtjes së ekspresit.
ama Caffè / New Century sh.p.k. garanton që:
- të dhënat nuk do të përdoren për qëllime promocionale ose marketingu
- të dhënat nuk do të ndahen me palë të treta për qëllime reklamimi
- informacioni përdoret vetëm për administrimin e këtij shërbimi
Të gjitha të dhënat e mbledhura për këtë proces fshihen automatikisht nga sistemi brenda 30 ditëve nga përfundimi i procedurës së mirëmbajtjes.
8. Pranimi i kushteve
Duke plotësuar formularin dhe duke dorëzuar ekspresin për mirëmbajtje, klienti deklaron se:
- ka lexuar dhe pranuar këto terma dhe kushte
- të dhënat e dhëna janë të sakta dhe të plota
- ekspresi është paketuar në mënyrë të sigurt për transport
- është i vetëdijshëm për kufizimet e përgjegjësisë të përcaktuara në këto kushte.