Kushtet e Përdorimit
KUSHTET E PËRGJITHSHME TË SHITJEVE
1.1 Çdo porosi e berë në New Century shpk. (“amacaffe”) do të meret në rishikim nga kushtet e përgjithshme të shitjes dhe i nënshtrohet kushteve të veçanta të zbatueshme për porositë e vendosura përmes Internetit ose me Qendrën e Marrëdhënieve me Klientët.
1.2 ama®caffè ka të drejtën të modifikojë Kushtet e përgjithshme të shitjeve në çdo kohë duke publikuar një version të ri.
2. POROSITË
2.1 Ju mund të vendosni porosinë tuaj:
• Në website: shop.amacaffe.com
Për paqartësi na telefoni: +355 688 078 888
2.2 Transporti bëhet në të gjithë Shqipërinë me tarifa:
– në Tiranë 200 lekë për porosi nën 5,000 lekë.
– jashtë Tiranës 300 lekë për porosi nën 8,000 lekë
* Dërgesa falas për porositë në Tiranë mbi 5,000 L dhe jashtë Tiranës mbi 8,000 L
2.3 ama®caffè ofron produktet e saj duke u bazuar në gjëndjen e stokut që ka në dispozicion.
2.4 ama®caffè ka të drejtën të refuzojë porositë, sidomos në rastet e faturave të pa paguara ose falimentimit.
3. SHPËRNDARJA
3.1 ama®caffè përpiqet për të siguruar që dërgesat në Tiranë të bëhen brënda 24-48 orëve. Në rrethe dërgesat bëhen brenda 48-72 orëve.
3.2 Nëse kërkoni një formë ose mjet të veçantë per marjen e produktit, ndryshe nga ai që përdoret zakonisht nga ama®caffè , çdo kosto shtesë do t’ju faturohet.
3.3 Rreziku i humbjes dhe dëmtimit të mallrave ju kalon gjatë dorëzimit.
4. VERIFIKIMI I MALLRAVE
4.1 Është përgjegjësia juaj për të verifikuar sasinë dhe gjendjen e mallrave pas dhënies në dorëzim dhe në rast dëmtimi ose sendeve të humbura gjatë mbërritjes, duhet të njoftoni dhe paraqisni një kërkesë tek korrieri dhe të informoni ama®caffè brenda 2 ditëve nga marrja ne dorëzim
(duke mbajtur të gjitha faturat përkatëse dhe shënimet e nënshkruara të dorëzimit).
4.2 ama®caffè në të tilla rrethana do t’ju sigurojë zëvendësimin me mallra identike ose një kthim të plotë kur kërkohet.
5. KTHIMI I PRODUKTEVE
5.1 Ju keni të drejtë të ktheni makineritë dhe produktet e tipit aksesorë brenda 14 ditëve nga marrja e mallrave.
5.2 ama®caffè do të pranojë vetëm kthime për mallra në gjendje të përsosur, në paketimin e tyre origjinal dhe të shoqëruara nga fatura përkatëse.
5.3 Kapsulat e kafesë nuk mund të kthehen vetem nëse produkti është dëmtuar në tranzit ose kur është dorëzuar produkti i gabuar ku në të kete rast zbatohen kushtet e detajuara në seksionin 5.2 më lart.
6. ÇMIMET DHE FATURIMI
6.1 Çmimet e faturuara për mallrat që porosisni janë ato çmine në fuqi për datën kur ju keni vendosur porosinë tuaj duke përfshirë TVSH-në, kur është e aplikueshme, por përjashtojnë tarifat e dorëzimit kur nuk plotësohen kushtet e përfitimit për dërgesa falas..
6.2 Tarifa për shërbimin e dorëzimit të produktit përfshihet veçmas në faturë kur zbatohet.
7. ZOTËRIMI I MALLRAVE
7.1 ama®caffè mban titullin dhe mbetet pronari ligjor i mallrave të furnizuar derisa të paguhet plotësisht fatura e blerjes.
8. GARANCIA E APARATËVE DHE SHËRBIMEVE PAS SHITJES
8.1 Aparatet ama®caffè janë të garantuara në përputhje me termat dhe kushtet specifike të listuara në dokumentacionin origjinal të produktit dhe një garanci e tillë nuk cenon të drejtat tuaja ligjore të konsumatorit.
8.2 Për çdo pyetje në lidhje me funksionimin, mirëmbajtjen dhe shërbimin pas shitjes së aparatit tuaj Nespresso, ju lutemi kontaktoni ama®caffè në telefon për këshilla dhe ndihmë.
9. MBROJTA E TË DHËNAVE TË KLIENTIT
9.1 ama®caffè nuk u shet ose shpërndan të dhënat tuaja personale palëve të treta dhe i trajton ato në përputhje të rreptë me ligjin në fuqi dhe politikën e tij të intimitetit.