Posta Falas për porosi mbi 5000 lekë në Tirane | 8000 lekë jashtë Tiranës

Kafeja është një nga pijet më të dashura në botë dhe malli i dytë më i tregëtuar pas naftës por, a është ajo me të vërtetë e mirë për shëndeti tonë?

 Përgjigjja është PO, por gjithmonë në moderim.

Ekspertët e British Medical Journal, zbuluan se shumica e njerëzve që pinë 3 deri në 5 filxhanë kafe në ditë (deri në 400 mg kafeinë) kanë përfitime më tepër sesa dëmtime. Kafeja mund të ndihmojë në përqendrim më të mirë, të japë energji, të përmirësojë performancën në aktivitet fizik, dhe përmban antioksidantë të vlefshëm për trupin.

Megjithatë, ashtu si çdo gjë tjetër, ka dhe anët e saj të errëta: mund të ndikojë në pagjumësi, të irritojë stomakun nëse vuan nga gastriti por dhe mund të shkaktojë varësi, ankth, ose aritmi në rast se nuk e përballon trupi si duhet.

Kafeja dhe Shëndeti — Çfarë Thonë Studimet?

Pasi analizuan mbi 200 studime të kryera më parë, studiuesit vunë re se ata që konsumonin kafe në mënyrë të moderuar kishin më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme. Për më tepër, kafeja mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2, sëmundjes së Parkinsonit, dhe sëmundjeve të mëlçisë si cirroza apo sëmundjet kronike të mëlçisë.

Por mbani mend: këto janë studime vëzhguese, dhe nuk mund të provojnë përfundimisht se kafeja është shkaktari kryesor i këtyre përfitimeve. Ndoshta janë faktorë të tjerë në stilin e jetës së personave që pinë kafe që ndikojnë në përmiresimin e jetës së tyre si: një dietë më e mirë, aktiviteti fizik apo një kombinim i moderuar i të dyjave.

Sa Kafeinë Ka Kafeja Juaj?

Dikush preferon kafe ekspres, dikush kafen turke apo dikush kafen filter por jo të gjitha llojet e kafesë janë njësoj. Ja disa krahasime të thjeshta:

  •             Espresso (28g): ~63 mg kafeinë

  •             Kafe e filtruar (340ml): ~200 mg kafeinë

  •             Kafe pa kafeinë: ende ka rreth 7 mg kafeinë

Pra, edhe nëse merrni “decaf”, trupi juaj nuk është plotësisht pa kafeinë. Ndikimi i kafeinës ndryshon nga personi në person — disa e përballojnë shumë mirë, ndërsa të tjerët mund të kenë probleme me gjumin edhe nga një filxhan i konsumuar pasdite.

Disa prej nesh kanë një variant gjenetik që ngadalëson metabolizmin tonë ndaj kafeinës. Këta individë marrin një kafe, pastaj marrin të dytën dhe të tretën, dhe ende kanë në sistemin e tyre kafeinën e të pares. Sa me fat!

Qumështi dhe Sheqeri — E ndryshojnë Përfitimin?

Në fakt, shtimi i qumështit apo sheqerit nuk zhduk plotësisht përfitimet shëndetësore të kafesë. Një studim i vitit 2015 tregoi se edhe ata që shtonin sheqer ose qumësht në kafe, merrnin të njëjtat përfitime  nga ajo.

Por, nëse dëshironi të maksimizoni përfitimet (si antioksidantët dhe efektet metabolike), është më mirë të pini kafe të zezë ose me sasi minimale të ëmbëlsuesve.

Megjithatë, është e rëndësishme të shijoni kafen në mënyrën që ju pëlqen. Pak qumësht për kremozitet ose një spërkatje sheqeri për ëmbëlsi mund t’ju lejojë ende të shijoni kafen tuaj pa sakrifikuar plotësisht përfitimet e saj shëndetësore. Çelësi është moderimi. Nëse dëshironi të përfitoni më shumë nga kafeja juaj, provoni të jeni të vetëdijshëm për sasinë e qumështit ose sheqerit që shtoni.

A të bën Kafeja të varur?

Po, kafeina është një substancë psikoaktive, dhe kafeja është burimi më i zakonshëm i saj. Konsumimi i saj i rregullt mund të krijojë tolerancë ashtu si dhe varësi. Kafja nuk konsiderohet si një drogë!

Simptomat e mungesës përfshijnë:

  •             Dhimbje koke

  •             Lodhje

  •             Nervozizëm

  •             Vështirësi në përqendrim

Një sasi e moderuar mund t’ju ndihmojë të ndiheni më vigjilent, me humor të mirë dhe energji por, mbi 400 mg kafeinë në ditë mund të shkaktojë efekte si dridhje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe probleme me gjumin.

Çfarë Duhet të Dini Nëse Jeni Shtatzënë?

Sasia e sigurt e kafeinës gjatë shtatzënisë nuk është plotësisht e qartë. Mjekët zakonisht rekomandojnë të qëndroni nën 200 mg në ditë. Kafeina kalon në placentën që lidh nënën me foshnjen dhe mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit, prandaj është më mirë të jeni të kujdesshme.

A Mund të Jetë e Rrezikshme Kafeina?

Dozat jashtëzakonisht të larta të kafeinës mund të jenë fatale. Por hulumtuesit thonë se kjo ka më shumë gjasa të ndodhë aksidentalisht me pluhur kafeine ose pilula. “Nuk shihni shumë njerëz që shkojnë në urgjencë sepse rastësisht kanë pirë shumë kafe,” tha Dr. van Dam.

Përfundim: Të Gjejmë Balancën

Kafeja është më shumë se një pije — është një zakon, një moment i ditës, një shoqërues bisedash!

Mos harroni:

  •             3–5 filxhanë në ditë janë të pranueshëm për shumicën

  •             Kushtojini vëmendje trupit tuaj dhe mënyrës si ndiheni

  •             Përdorni pak sheqer dhe qumësht, por mos hiqni dorë nga shija që doni

  •             Dhe më e rëndësishmja: shijoni çdo gllënjkë me kënaqësi, jo nga varësia!

Ndaj, hidh një filaxhan për vete, shijoje ngadalë dhe përfito nga të mirat e kafesë, vetëm mos harro, pak moderim bën një ndryshim te madh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shporta ama Caffe0
Nuk ka produkte ne shporte!
Vazhdoni te zgjidhni produktet ...
0