
Ne jemi mjaft të sigurt se kafeja është një nga gjërat më të mira që jeta na ka ofruar. Kjo vlen jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë një pushimi në mbasdite, ose pasi ke ngrënë një vakt dreke të shijshëm. Një filxhan kafeje është gjëja më e mirë që mund të provoni. Për shumë prej nesh, është e vështirë të fillohet dita pa një filxhan kafeje të mirë! Përveçse na ndihmon të zgjohemi është ilaç i fuqishëm i nxitjes së energjisë. Por, a e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju pini kafe çdo ditë?
Bëheni më të mençur
A e filloni ditën me kafe dhe diçka të ëmbël? Studimet kanë treguar se kjo mund të përmirësojë aftësitë tuaja të të nxënit, të ndihmojë përqendrimin e trurit tuaj dhe të përmirësojë kujtesën. Studiuesit në Universitetin e Barcelonës kanë treguar se truri punon me më shumë efikasitet kur është nën ndikimin e kafeinës.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Nëse jeni i shqetësuar për shëndetin kardiovaskular, mund të provoni të pini tre filxhane kafe në ditë. Studiuesit kanë parë lidhjen midis aritmisë kardiake dhe marrjes së kafeinës. Rezultati, i cili u botua në revistën JACC, zbuloi një korrelacion mes 230 mijë subjekteve testuese. Ndër ata që pinë kafe rregullisht, rreziku i fibrilimit arterial ishte dukshëm më i vogël sesa tek ata që nuk pinë kafe shpesh.

Ju bën më të lumtur
Një filxhan kafe në mëngjes ju jep më shumë energji dhe ju ndihmon të zgjoheni. Por a e dini se mund t’ju bëjë edhe më të lumtur? Pirja më shumë se një filxhan kafe në ditë redukton rrezikun e depresionit falë antioksidantëve të substancave, sipas studiuesve.
Rrezik më i ulët i diabetit
Një studim në shkallë të gjerë zbuloi se njerëzit që pijnë shtatë filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun e diabetit deri në 50%, në krahasim me njerëzit që pijnë vetëm dy filxhane në ditë.
Ju mbron kundër sëmundjes së Alzheimerit
Shkencëtarët italianë besojnë se kafeja jep efektin optimal kundër kujtesës së përkeqësuar. Pikërisht një filxhan kafe në ditë e mban Alzheimerin larg. Nëse pini kafe më shumë se kjo dozë, rreziku i efektit të kundërt është i sigurt. Hulumtuesit tregojnë se kafeina nuk parandalon Alzheimerin, por e mban sëmundjen nën kontroll.
Ti bëhesh miqësor
Hulumtuesit amerikanë zhvilluan një eksperiment mbi një numër subjektesh testuese. Ata dorëzuan një filxhan kafe si edhe një pije të ftohtë tek njerëzit që morën në studim. Rezultati? Ata që morën kafe ishin miqësor ndaj të huajve dhe ishin më të lumtur gjatë takimit me personat e rinj.
Ju mbron nga kanceri
Disa studime sugjerojnë se kafeja mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit, edhe pse asgjë nuk është provuar ende. Ndër të tjera, një studim zbuloi se gratë që pinë më shumë se katër filxhan kafe në ditë, e zvogëlonin rrezikun e kancerit të mitrës me 22%, në raport me gratë që nuk pinë fare kafe.
Mund të shpëtojë jetën tënde
Hulumtuesit kanë vërejtur se si dy filxhane kafe mund të bëjnë një ndryshim për njerëzit që vuajnë nga ciroza, pra funksioni i dobët i mëlçisë. Një total prej nëntë studimesh dhe 430 mijë pjesëmarrës u kombinuan për të parë efektin e kafeinës në mëlçi. Përfundimi ishte se ata që pinë kafe kishin më shumë mbrojtje ndaj cirozës, veçanërisht ndaj atyre që konsumonin alkool.
Burimi: https://www.classlifestyle.com