fbpx

Riciklimi i Kafes

Duke qënë se kokrrat e kafes janë të pasura në vajra natyralë, kalium dhe nitrogjen, ato kanë një siperfaqe të ashper që lejon lehtësisht riciklimin e tyre. E dini se llumi i kafese mund të shërbeje për shumë nevoja tuajat? Zakonisht, llumrat e kafesë hidhen thjeshtë, por në fakt këto mbetje kanë ende shumë për të ofruar.
Sidoqoftë, edhe në shtëpi, llumi i kafesë mund të ketë një jetë të dytë.

Një pastrues i shkëlqyeshëm

  • Ju mund ti lagni dhe ti fërkoni në sipërfaqet që do të pastrohen, me ndihmën e një sfungjeri, për të hequr papastërtitë.
  • Mund të trajtoni gërvishtjet në mobiljet e vjetra në dru të errët duke epërdorur llumin e kafesë së bashku me ujin duke përdorur një furçë boje ose një furçë dhëmbësh të vjetër për të aplikuar përzierjen në sipërfaqe.
  • Llumrat e kafesë të thërrmuar mund të përdoren për të pastruar atë aparat kafeje që nuk e përdorni shumë shpesh mund te beni një ose dy kafe per ti hedhur para se të përgatisni atë që do të pini.

Një përdorues i shkëlqyer për kopështin tuaj

Nëse doni të kujdeseni për kopshtin tuaj dhe bimët në të, do të zbuloni se llumi i kafesë mund të jetë një aleat i vlefshëm.

Lërini të thahen dhe përzieni ato me disa fara karrote para se t’i mbillni në tokë, për shembull, ose spërkatini ato në vazo.

Të gjitha këto truke do të ndihmojnë për të mbajtur kërmijtë dhe insektet nga ngrënia e bimëve tuaja.

Një Scrub trupi i pa zëvëndësueshëm

Një nga përdorimet më të zakonshme është për krijimin e një maske për fytyrën. Përzieni disa kokrra të thata të kafesë me një lugë çaji vaj kokosi.  Vendoseni në fytyrë dhe lëreni 10 minuta, me pas shpelajeni me delikatesë me ujë të vakët. Një trajtim anti-celulit i bërë me duart tuaja dhe me një kosto vërtet të ulët? Eshtë e mundur të përgatitet duke përdorur llum kafeje, vaj kokosi, vaj ulliri dhe sheqer kafe.

Përzieni së bashku të tre përbërësit dhe përdorni përzierjen rreth dy herë në javë, në zonat më “kritike” dhe mbështjellni zonat e trajtuara në qese dhe lëreni të punojë për rreth 15 minuta.

Një autobuz që përdor si lënde djegëse mbetjen e kafesë?

PO , një shpikje Gjeniale

  • Në Londër, në fakt janë vënë në lëvizje autobusët e parë që djegin mbeturinat e kafesë, falë shpikjes së 27-vjeçarit Arthur Kay.
  • Ky i fundit, themelues dhe presidenti i kompanisë “Bio-Bean” ideoi një proçes, përmes të cilit nxjerr nga mbeturinat e pijes më popullore në botë vaj kafeje. Më pas, vaji i kafes përzihet me dieselin e zakonshëm, duke krijuar një biometan apo “B20”, siç quhet, dhe që vë në lëvizje autobusët.
  • Nuk bëhet fjalë për një karburant 100% të gjelbër, por përzierja me kafen ul tej mase ndotjen që krijon nafta e zakonshme.
  • Avantazhet e shpikjes janë të mëdha, ku mes tyre përfshihen riciklimi i mbeturinave të kafes, reduktimi i dioksidit të karbonit dhe kursimi i karburantit. Deri tani, kompania “Bio-Bean” ka prodhuar 6.000 litra vaj kajefe nga mbeturinat e rreth 2.5 milionë filxhanëve.

ama Caffe
Kafeja ime e dashur

Related Post

1 Comment

  1. Anonymous
    October 6, 2021

    Jam një përdorues i rregullt ikafes turke kafeja çë më shojon

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Decoration sticker
Decoration sticker
Decoration sticker
Decoration sticker
Kontakt Direkt