fbpx

Dërgesa FALAS | në Tiranë mbi 5000 lekë | jashtë Tiranës 8000 lekë

Cart (0) Close

No products in the cart.

Mëngjesin, mos e konsumoni shumë vonë!

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe jo vetëm që nuk duhet anashkaluar, por gjithashtu nuk duhet të hahet në orar të vonë. Por deri në cilën orë është e pranueshme të hani mëngjes dhe cilat janë disavantazhet e shtyrjes së tij?

Shpesh në mëngjes vrapojmë me nxitim, thjesht pimë një kafe ose ndoshta kujtohemi (ose kemi kohë) të hamë mëngjes vetëm disa orë pas zgjimit. Por a është kjo një zgjedhje e shëndetshme?

Për këtë nutricionisti Flavio Pettirossi na shpjegon gjithçka. “Të hash një mëngjes shumë afër drekës ose pas orës 10:00 mund të ketë efekte anësore dhe të çoj në shtim në peshë.

Përse ndodh kjo?

Mëngjesi, është në gjendje të ndikojë pozitivisht në përgjigjet metabolike dhe endokrine të gjithë ditës, duke zvogëluar ndjenjën e urisë dhe duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu u vërejt një përmirësim në metabolizmin e lipideve, i lidhur me reduktimin e LDL dhe triglicerideve. Studime të shumta tregojnë se nivelet e larta të grelinit dhe përqendrimet e ulëta të insulinës, tipike për agjërimet e gjata, ashtu si agjërimi gjatë natës, lidhen me urinë dhe rritjen e konsumit të ushqimit, të cilat janë më intensive tek njerëzit që nuk hanë në mëngjes, ose që shtyjnë mëngjesin.

A rrezikojmë atëherë të hamë më shumë?  

Kjo favorizon tendencën për të ”na gërryer zorrët” dhe për të konsumuar sasi më të bollshme ushqimi gjatë drekës, me pasojë shtim në peshë. Zgjedhja e ushqimeve për të konsumuar në mëngjes është gjithashtu shumë e rëndësishme. Disa studime kanë treguar sesi konsumimi i ushqimeve të plota, në vend të atyre të rafinuara, rezulton në një përgjigje më të mirë glicemike post-prandiale dhe një ndjeshmëri më të lartë ndaj insulinës ”. Rutina e konsumit të mëngjesit është me të vërtetë e rëndësishëme, por zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme është gjithashtu thelbësore, e aftë të na sigurojë, së bashku me energjinë, të gjitha vlerat ushqyese që na duhen. Pra, në përfundim, mëngjesi i vonë nuk krijon probleme të rënda me metabolizmin dhe kontrollin e peshës, por është e rëndësishme që kjo të mbetet një zgjedhje rastësore dhe e rrallë dhe jo një zakon. 

Kohët e fundit u bë gjithashtu një studim, i paraqitur praktikisht në Endo 2021, takimi vjetor i Shoqërisë Endokrine, sipas të cilit mëngjesi duhet të konsumohet brenda orës 8:30. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që fillojnë të hanë para orës 8:30 të mëngjesit kanë nivele më të ulëta të sheqerit në gjak dhe rezistencë më të ulët ndaj insulinës, gjë që mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Reference: https://www.comunicaffe.it/colazione-non-farla-troppo-tardi-ecco-perche/

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Keni pyetje ?