Konsumimi i kafes ndihmon në përmirësimin e gjendjes suaj shpirtërore, ndërkohë që ditët fillojnë të shkurtohen – sipas studimit të Isic.
Ndërkohë që vendet Evropiane përgatiten për ndryshimin e orës dimërore, një studim i financuar nga Instituti për Informacion Shkencor mbi kafenë, duke eksploruar ndikimin e stilit të jetesës dhe dietës në humor, ka zbuluar se mbi një e katërta e të rriturve në të gjithë Evropën përjetojnë depresion (28%) dhe rritje të ndjenjave të trishtimit (28%) ndërsa ditët shkurtohen.
Sondazhi analizoi mbi 5000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Finlandë, Gjermani dhe Poloni duke zbuluar gjithashtu se me reduktimin e orëve të ditës, të anketuarit bëhen më të shqetësuar (21%), e kanë më të vështirë të përqëndrohen (24%), humbasin motivimin për të bërë ushtrime fizike (25%).
Gjatë muajve të errët dhe të ftohtë të vitit, disa njerëz mund të vuajnë nga humor i ulët i vazhdueshëm, humbje e kënaqësisë, interesi për aktivitetet normale dhe mungesë e energjisë, e njohur zakonisht si Çrregullimi Emocional Sezonal.
Kafeja: përmirësim humori, stimulim vigjilence dhe rritje përqëndrimi gjatë ditës
Një përmbledhje e hulumtimeve ndër vite, sygjeron se 75 mg kafeinë është e barabartë me një filxhani kafeje, çdo katër orë mund të përmirësojë në mënyrë të qëndrueshme humorin gjatë ditës. Hulumtimet shtesë zbuluan se kafeja vepron edhe si stimulues i trurit: rrit vigjilencën, nxit trupin të qëndrojë zgjuar, rrit shpejtësinë e zbatimit të veprimeve, ruan vigjilencën dhe promovon kujtesën, të cilat lidhen me vëmendjen, gjendjen shpirtërore pra funksionin njohës të organizmit tonë.
Humori nuk stimulohet vetëm nga vetë kafeina, por edhe nga pritshmëria jonë pasi kosnumojmë kafeinë. Për ata që nuk kanë energji për tu ushtruar gjatë dimrit, kafeja e ditës mund të ndihmojë. Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) arriti në përfundimin se ekziston një lidhje midis konsumit të kafeinës dhe rritjes së performancës dhe kapacitetit të qëndrueshmërisë në stërvitjen aerobike.
Burimi: https://www.comunicaffe.com