Konsumimi i 2-3 kafeve ne dite mund te reduktoje incidente te lidhura me covid -19

“ Konsumimi i 2-3 kafeve në ditë mund të reduktojë mundësinë e infektimit me Covid -19” kjo sipas një studimi të publikuar në gazetën shkencore Multidisciplinary Digital Publishing Institute.
Studimi mbi sjelljet dietike dhe incidentet e COVID-19, në UK Biobank kishte 38,000 pjesëmarrës të moshës 40-70 vjeç, nga të cilët 17% rezultuan pozitivë për covid-19.
Rezultatet e studimit treguan se shanset e testimit pozitiv për Covid-19 ishin 10% më të ulta për 1 individ kur ai konsumon 2-3 filxhanë kafe në ditë.
Këto rezultate janë shumë të ngjashme për ata që janë ushqyer me qumësht gjiri në fëmijëri, kundrejt atyre që nuk janë ushqyer me qumësht gjiri (0,91). Konsumimi i perimeve tregoi rezultate më të ulta mbi testimin pozitiv me covid-19 (0.88), ndërsa konsumimi i mishit të përpunuar ishte e lidhur negativisht (1.14).
Kapsula ne Oferte
Studiuesit supozuan se regjimi ushqimor lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë në imunitetin, por lidhja e tij me ndjeshmërinë ndaj Covid-19 mbetet ende i paqartë.