
Dy ingredientët më të shpeshtë në guzhinë që janë kafja dhe limoni, së bashku krijojnë një pije e cila mendohet të djegë efektivisht yndyrnat e barkut, ku gjithashtu reduktojë yndyrnat përgjatë belit apo të mundësojnë humbjen në tërësi të peshës trupore.
Kafeja që do të përdorni duhet të përmbajë kafeinë, dhe jo të jetë decaffeinato, pasi kafeina ka nivel të lartë antioksidantësh, gjithashtu ndihmon në menaxhimin e peshës. Acidi klorogjenik dhe teobromini, në përbërje të kafesë janë faktorë kyc që nxisin humbjen e peshës, sepse ndihmojnë në copëzimin e qelizave yndyrore. Kafeina stimulon termogjenezën, nëpërmjet së cilës trupi ynë cliron nxehtësi, energji, duke djegur kështu më shumë kalori.
Limoni në anën tjetër largon toksinat nga trupi ynë, krijon ndjesinë e ngopjes dhe madje nuk lejon që të marrim shumë kalori nga ushqimet.
Tani që e dimë se cfarë janë të aftë të bëjnë këta dy ingredientë le të bëjmë pijen tonë.
1-Marrim një filxhan caji bosh.
2-I hedhim një filxhan kafeje të ngrohtë.
3-Më pas shtrydhim gjysëm limoni.
4-Pjesën e mbetur të hapsirës e mbushim me ujë të ngrohtë.
5-I përziejmë.
Pija rekomandohet të konsumohet në mëngjes esëll, e pas 30-45 minutash mund të konsumoni mëngjesin. Po ashtu nëse ndiqni aktivitet fizik, ju mund ta përdorni 10-15 minuta para se të filloni ushtrimet. Rezultatet tregojnë se shumë individë kanë humbur 1-2 cm dhjam brenda një jave.
Personat që kanë probleme me kafeinën ose limonin sygjerohet që më parë të konsultohen me një dietolog.
Bruimi:https://www.bezzia.com