fbpx

A e dini se ?

Dashamirësit e kafesë në mbarë botën, të cilët shijojnë pijen e tyre të preferuar të mëngjesit, ndoshta nuk po mendojnë për përfitimet apo rreziqet e saj shëndetësore.

E megjithatë kjo pije ka qenë subjekt i një historie të gjatë debati. Në vitin 1991 kafeja u përfshi në listën e kancerogjenëve të mundshëm nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pasi kërkimet zbuluan se pija nuk lidhej me një rrezik në rritje të kancerit; përkundrazi, kishte një rrezik të zvogëluar të disa llojeve të kancerit, në mesin e atyre që pinin kafe rregullisht. 

Gjithashtu një lajm i mirë vjen nga gazeta e përjavshme New Journal of Medicine për të gjithë kafedashësit.

Konsumimi i kafes nuk e rrit rrezikun në sistemin kardiovaskular por, përkundrazi, konsumimi i saj prej 3-5 filxhan kafe mund të ul rrezikshmerinë e disa sëmundjeve kronike

Fitokimikatet biologjike të kafes ndikojnë drejtpërdrejtë në reduktimin e stresit, përmireson shëndetin e zorrës së trashë dhe diabetin. Kini kujdes pasi prania e lartë e kafeinës në kafe mund të shkaktojë dhe rritjen e kolesterolit ndaj këshillohet kafe e filtruar.

Një numër i madh provash sugjerojnë se konsumimi i kafes nuk rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit. Në fakt, konsumimi i 3 deri në 5 filxhanë kafeje standarde në ditë është shoqëruar vazhdimisht me një ulje të rrezikut të disa sëmundjeve kronike. 

Megjithatë, disa individë mund të mos tolerojnë sasi më të larta të kafeinës për shkak të simptomave të nervozizmit, ankthit dhe pagjumësisë. Në mënyrë të veçantë, ata që kanë vështirësi në kontrollin e presionit të gjakut (tensionit). Gratë shtatzëna këshillohen gjithashtu që të konsumojnë më pak se 200 mg kafeinë në ditë, sasia në 2 filxhanë kafeje, sepse kafeina kalon përmes placentës në fetus dhe është shoqëruar me humbjen e shtatzënisë dhe peshën e ulët të lindjes. 

Për shkak të efekteve anësore të mundshme negative që disa njerëz përjetojnë kur pinë kafe me kafeinë, nuk është e nevojshme të filloni ta pini nëse nuk e pini tashmë ose të rrisni sasinë që pini aktualisht, pasi ka shumë strategji të tjera dietike për të. 

Kafeja pa kafeinë (decaffeinato) është një opsion i mirë nëse dikush është i ndjeshëm ndaj kafeinës, dhe sipas hulumtimit të përmbledhur më sipër, ajo ofron përfitime të ngjashme shëndetësore si kafja normale. 

Ky burim informacioni është marrë nga:

https://www.hsph.harvard.edu/nutritionsource/food-features/coffee/

Related Post