1. Lloje të ndryshëm të qumështit
Qumështi i bajames i jep drithërave një shije të mrekullueshme. Provoni të shtoni pak qumësht bajame me ose pa vanilje për një aromë fantastike në kafen tuaj. Nëse ju pëlqen pak më e ëmbël, zgjidhni qumështin e kokosit. Do të jetë një ndryshim shumë i këndshëm nga qumështi dhe kafja e zakonshme.
2. Pluhur vanilje
Ky përbërës nuk është vetëm për ëmbëlsira. Jepini kafes një shije të fortë vanilje duke hedhur cerek ose gjysëm luge prej saj në kafen tuaj.Nuk do të shijoni vetëm aromën, por edhe shijen. Nëse dëshironi që kokrrat tuaja të kafesë të kenë shije si të vaniljes, provoni të copëzoni një copë vanilje në kokrrat e kafes, grumbullojini me njëra tjetrën dhe lëreni të qëndrojë gjatë natës. Ditën tjetër, do të keni një kafe me shije vanilje.
3. Kanellë dhe arrëmoskat
Hidhni pak kanellë dhe arrëmoskat në kokrrat e kafesë para se t’i piqni për të krijuar një kafe me aromë që ju kthen pas në pushimet tuaja. Erëzat do të bëhen njësh me kokrrat e kafesë, duke aromatizuar pijen tuaj të preferuar. Nuk ka nevojë të blini përzierje para aromatizuese në dyqan.
4. Akullore
Okay, akullorja ndoshta nuk është gjëja më e shëndetshme për t’i shtuar kafesë tuaj, por ju meritoni një filxhan kafe të ëmbël dhe fantastik herë pas here. Shtoni një ose dy lugë nga akullorja juaj e preferuar në kafenë e nxehtë. Akullorja e ftohtë do të shkrihet në kafen tuaj duke e bërë atë shumë kremoze. Për ju që dashuroni kafeinën e lartë mund të shtoni akullore me shije ekspresi duke plotësuar tanimë pijen tuaj të zemrës.
5. Një Copë Çokollatë
Copat e çokollatës do të shkrihen ngadalë në kafe duke lëshuar shijet e mrekullueshme të kakaos dhe sheqerit, dhe pasi të keni mbaruar filxhanin tuaj, mund të pini pjesën tjetër të çokollatës si shurup. Kjo shtesë kaq e thjeshtë në kafen tuaj do t’ju bëjë një milion herë më të lumtur gjatë gjithë ditës.